Përmbledhje e Shërbimeve Tona
Kompania jonë ofron shërbime të specializuara në fushën e kontrollit teknik, inspektimit dhe certifikimit të pajisjeve industriale. Me një ekip profesionistësh të kualifikuar dhe të akredituar, ne garantojmë siguri, cilësi dhe përputhshmëri me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare.
Fushat kryesore të aktivitetit tonë
- Kontroll teknik i pajisjeve dhe instalimeve nën presion, rezervuarëve të GLN-së, enëve kriogjenike dhe depozitave të hidrokarbureve.
- Inspektim i bombolave të GLN-së, cisternave automobilistike, kaldajave të avullit dhe makinerive ngritëse.
- Kontroll dhe certifikim i vinçave të çdo lloji, ashensorëve elektrikë e hidraulikë, platformave ngritëse dhe pajisjeve të tjera për ngritje dhe transport.
- Vlerësim i konformitetit sipas Direktivave Evropiane (2014/68/EU dhe 2014/29/EU).
- Ekspertiza dhe konsulencë teknike në fushën e naftës dhe gazit, tubacioneve, si dhe sigurisë dhe shëndetit në punë (HSE).
- Kurse formimi profesional në fushën e aksidenteve rrugore dhe aksidenteve në punë.
- Certifikim personeli për rindërtimin e aksidenteve dhe për shërbime të specializuara industriale.


